PDK përjashton tre anëtarë që bashkëpunuan me LVV-në

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) njoftoi të premten se ka përjashtuar tre anëtarë të saj, të cilët ka thënë se e kanë shkelur vendimin e Këshillit Drejtues për të pezulluar çdo komunikim zyrtar dhe bashkëpunim institucional me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë, në të cilën bëhet e ditur se është diskutuar për aktualitetin politik në vend, përfshirë “skandalet dhe aferat e njëpasnjëshme” të Qeverisë.

Anatërët e përjashtuar janë Leonora Morina – Bunjaku, Enver Shabani dhe Bajram Isufi – nga Dega e PDK-së në Gjilan.“Këshilli Drejtues i PDK-së, në mbledhjen e  mbajtur më 3 korrik 2023, kishte marrë vendim për pezullimin e çdo komunikimi zyrtar dhe ndërprerjen e bashkëpunimit institucional me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani – Sadriu, si dhe Lëvizjen Vetëvendosje”, thuhet në komunikatën për media të PDK-së.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi