Sonte në orën 21:00, në stadiumin Hard Rock të Miamit, Real Madrid do të përballet me Al Hilal në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Kupës së Botës për klube. Ndeshja shënon edhe debutimin e trajnerit të ri Xabi Alonso në stolin e “Los Blancos”.
Ky grup – H – përfshin gjithashtu skuadrat Pachuca dhe RB Salzburg, me fituesin që do të kualifikohet për fazën tjetër të këtij turneu të rëndësishëm.
Sipas AS, mesfushori turk Arda Güler është një nga lojtarët që ka shkëlqyer gjatë përgatitjeve dhe ka shumë gjasa të jetë titullar në këtë përballje. Një sondazh i kryer nga kjo media tregoi se tifozët dëshirojnë ta shohin Gulerin si titullar në krahun e djathtë.
Güler iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2023, mes zërave se ishte pasardhësi i Luka Modric, i cili pritet të largohet pas përfundimit të këtij sezoni. Pikërisht ModriC kishte një ndikim të madh në transferimin e tij në “Santiago Bernabéu”.
Në sezonin e tij të parë me Realin, Güler ka zhvilluar 55 paraqitje, ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 9 asiste – një nisje mbresëlënëse për një lojtar të ri.
Trajneri i ri madrilen, Xabi Alonso, sipas AS, është një admirues i madh i Gulerit. “Bayer Leverkusen ka provuar dy herë rresht ta huazojë mesfushorin turk”, shkruan gazeta, duke nënvizuar pëlqimin e hershëm të Alonsos për të.
Madje, edhe në seancën e fundit stërvitore të hapur për mediat, Alonso iu afrua Gulerit për t’i dhënë udhëzime specifike dhe të drejtpërdrejta – një sinjal i qartë se ai është në planet e tij.
E vetmja dilemë, sipas AS, mbetet nëse Alonso do ta aktivizojë që në fillim, apo do ta prezantojë gradualisht, ndryshe nga mënyra më konservatore që kishte parapëlqyer Carlo Ancelotti.Nëse Güler luan, ndeshja ndaj Al Hilal mund të jetë hapi i parë i madh në epokën e re të Real Madridit, me një mesfushor të ri që pritet të marrë flamurin nga Modric.