Pas sulmeve të Iranit, Netanyahu pranon: “Po pësojmë humbje të rënda”

Ndërsa përplasjet mes Iranit dhe Izraelit hyjnë në ditën e shtatë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dhënë një deklaratë me ton pranuese. Pas sulmeve me raketa të Iranit, të cilat kanë depërtuar disa herë sistemin izraelit të mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurt”, Netanyahu ka pranuar se Izraeli ka pësuar humbje të rënda.

“Kemi pësuar humbje të rënda”

Netanyahu deklaroi se, përkundër humbjeve të rënda të pësuara gjatë këtyre sulmeve, Izraeli do të dalë më i fortë se kurrë më parë.

Ndërkohë që vijojnë negociatat bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit, Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj Iranit. Në këto sulme, kanë humbur jetën mbi 20 zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë, disa shkencëtarë bërthamorë si dhe shumë civilë. Si kundërpërgjigje, Irani ka lëshuar raketa balistike ndaj Izraelit.

Ndërkohë që diskutohet mundësia e përfshirjes së SHBA-së në luftë, deklarata e Netanyahut në ditën e shtatë të konfliktit është vlerësuar nga shumë analistë si një “rrëfim i sinqertë” i situatës reale në terren.

Kategoritë
BotaLajme