Paraqitja e parë e Rexhep Selimit në Hagë, të mërkurën

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, do të paraqitet para Gjykatës Speciale në Hagë, më 11 nëntor në orën 11:00.

Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Kategoritë
LajmeVendi