Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe sot në konferencë për stërvitjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën, duke thënë se janë në gatishmëri për “çfarëdo befasie”.
Ai tha se institucionet përgjegjëse i informojnë edhe partnerët e Kosovës për siguri dhe se gjithçka është nën vëzhgim.
“Kur ka situata të këtilla kur mund të cenohet siguria meqenëse automjetet ushtarake afrohen afër kufirit, ne i përcjellim me vëmendje nëse po synojnë ta kalojnë kufirin. Janë në komunikim të vazhdueshëm Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe AKI. Gjithçka është nën vëzhgim dhe në gjendje përgatitore e gatishmërie për çfarëdo befasie që mund të na ndodhë. Në ndërkohë, natyrisht që këto institucione diskutojnë, bashkëbisedojnë dhe njoftojnë partnerët tonë ndërkombëtarë. Edhe KFOR-in, EULEX-in, por edhe NATO-n e BE-në ma lart”.
Derisa po fliste, Kurti tha se sot nuk ka pasë lëvizje afër kufirit me Kosovën.
Tash deri në orën 16:00 sepse jam duke e shikuar telefonin derisa po flasim këtu për media s’ka asnjë dëshmi që sot janë afruar sërish. Ata i kanë disa ushtrime ushtarake, por ato s’mbahen 10 metra larg kufirit. Pra, ata po vijnë shumë afër kufirit ku s’ka nevojë as për dronë e as për dylbi për t’u parë me njëri-tjetrin. Nëse dëshiron normalizim të marrëdhënieve, ushtria rri në kazerma dhe jo te kufiri”.