‘Pagat e pensionet e ulëta, jeta shumë e shtrenjtë’: Çmimet e larta rëndojnë jetën e qytetarëve

Në prag të festave të fundvitit vërehet rritje e çmimeve të produkteve të konsumit në treg. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës çmimet kanë shënuar rritje prej 2.9%. Qytetarët ankohen se ngritja e vazhdueshme e çmimeve është e papërballueshme për standardin kosovar. Në organizatën ‘’Konsumatori’’ thonë se në tregun e Kosovës ka manipulim të çmimeve nga tregtarët.

Rritja e vazhdueshme çmimeve të produkteve esenciale ka rënduar jetën e qytetarëve.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi