Osmani zhvillon takim me shefin e EULEX-it, flasin për sigurinë dhe sundimin e ligjit

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takim është folur lidhur me zhvillimet e fundit në vend, situatën e sigurisë dhe sundimin e ligjit.

Kështu ka bërë të ditur presidenca përmes një njoftimi për media.

‘’Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit. Presidentja Osmani dhe shefi i EULEX-it Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit teknik të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie’’, thuhet në njoftim.

Sot gjatë ditës shefi i EULEX-it ka folur edhe lidhur me peticionet që po zhvillohen në komunat veriore të vendit

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi