Osmani uron nxënësit për rifillimin e mësimit: Në rrugën e dijes ju do të vendosni themelet e të ardhmes

Pas 30 ditësh pushim, më shumë se 345 mijë nxënës të nivelit para-universitar sot iu janë rikthyer bankave shkollore.

Rikthimin në bankat shkollore ua ka uruar presidentja në detyrë, Vjosa Osmani.

Osmani shkruan se sot është një ditë domethënëse dhe një rifillim për të zënë dije.

“Të dashur nxënës, prindër e mësimdhënës, sot keni nisur gjysmëvjetorin e dytë, megjithëse në rrethana më specifike, shkaku i pandemisë Covid-19. Një ditë domethënëse, një rifillim për të zënë dije. Përpara keni një periudhë me plot angazhime e sfida. Investimi në arsim duhet të jetë proritet mbi prioritetet, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund ta krijojmë një ekonomi të qëndrueshme, një shoqëri stabile dhe një shtet të fortë. Në rrugën e dijes ju do të vendosni themelet e të ardhmes. Do të aftësoheni të merrni vendime për veten e më pas edhe për të tjerët. Në këtë gjysmëvjetor uroj që secili nga ju të ndihet krenar për arritjet. Duke ju inkurajuar për sa më shumë përkushtim në çdo ditë të mësimit, uroj për një fillim të mbarë dhe një përmbyllje me sukses”, ka shkruar Osmani.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi