Osmani takon presidentin e Mauritanisë, u diskutua mundësia e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar

Osmani takon presidentin e Mauritanisë, u diskutua mundësia e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim presidentin e Republikës Islamike të Mauritanisë,  Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.

Në takim me presidentin El Ghazouani, Presidentja Osmani e ka falënderuar për mbështetjen për Kosovën ndër vite, si dhe theksoi rëndësinë e thellimit tutje të marrëdhënieve bilaterale.“U diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit ekonomik dhe tregtar, si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”, njofton presidenca.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova