Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar që askush të mos kalojë nëpër dyert e objektit të Onkologjisë, aty ku trajtohen të sëmurët me kancer. Por nëse ndodhë kjo, “nuk jeni vetëm”, është shprehur presidentja.
Ajo ka njoftuar për mbulimin e pakove onkologjike, për gratë e prekura me kancerin e gjirit.
“Vitin e kaluar premtuam se do t’i mbulojmë të gjitha pakot onkologjike për gratë e prekura me kancerin e gjirit. Sot e bëmë dhe çdo vit do ta bëjmë”, ka shkruar Osmani.