Organizata “Fourth Wave” shkon në vendin ku u vra Liridona Ademaj: S’lejojmë të harrohet

Organizata “Fourth Wave” të mërkurën ka ndërmarrë një aksion protestues, duke shprehur kërkesën për drejtësi për vrasjen e Liridona Ademajt.

Aksioni i “Fourth Wave” u mbajt në rrugën ku ajo u vra.

“Slogani ‘Drejtësi për Liridona Ademaj. S’lejojmë t’harrohet’, simbolizon përkushtimin tonë të palëkundur ndaj kujtimit të saj dhe kërkimit të së vërtetës”, thuhet në njoftimin e organizatës.

“Fourth Wave” i ka bërë thirrje sistemit të drejtësisë që ta trajtojë këtë çështje me seriozitetin më të madh, d”uke theksuar rëndësinë e respektimit të parimeve të përcaktuara në Konventën e Stambollit, e cila ndalon gjykimet morale”.

“Është e domosdoshme që dëshmitë, veçanërisht ato që përfshijnë akuza për tradhëti, të vlerësohen në mënyrë të paanshme, duke siguruar një proces të drejtë ligjor. Liridona Ademaj meriton një gjykim të drejtë, si edhe çdo rast tjetër i femicidit që po merr jetët e grave në Kosovë”, vijon njoftimi.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor. Për rastin u arrestuar bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili dyshohet se e ka përgatitur vrasjen e saj. Është arrestuar dorasi dhe dy persona të tjerë që kanë lidhje me ngjarjen.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi