Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, vizitoi sot Pejën.
Pas hapjes së një çerdheje të financuar nga BE-ja, Orav dhe kryetarët e misioneve u takuan me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin lokal dhe qendror, si edhe rolin kyç të komunave në rrugën e Kosovës drejt BE-së.
“Përgëzuan kryetarin e Bashkisë për qeverisjen gjithëpërfshirëse mbi barazinë gjinore, angazhimin e komunitetit, iniciativat e gjelbra dhe transparencën dixhitale”, u shpreh Orav, pas përfundimit të takimit.