Opozita e akuzon për punësime familjare – Murati: “Prishtina Parking” mund të organizojë dasma, e gjithë LDK-ja është punësuar aty

Ministri i Financave Hekuran Murati, duke iu replikuar deputetëve, të cilët thanë se mund të bëhet një dasmë me Qeverinë e Kosovës sa i përket të punësimit të familjarëve.

Ai ka akuzuar udhëheqjen e LDK-së se ka punësuar militantë e saj në ndërmarrjen e “Prishtina Parking”, me të cilët mund të bëjnë vet dasmë. Murati tha se nga buxheti i kryeqytetit prej 123 milionë eurosh, ekzekutivi i ndanë 83 milionë euro.

Buxheti për vitin 2024 parashihet të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

“Ka shumë kundërthënie qoftë brenda vetë fjalimet të një deputeti por edhe brenda vetë grupit parlamentar. Janë kundërthënie më vetë-vetë vetëm deklarata e tilla. Thuhet se buxheti është me rritjen më të vogël, e lastaj thuhet që doni me shfrytëzuar elektoralisht. Një buxhet që shfrytëzohej elektoralisht do ta fuste më borxhe shtetin deri në fytyrë, nuk është duke ndodhur një gjë e tillë. U tha që pagat nuk janë rritur, ndër vite kur kanë pasur pushtetin së  PDK-ja, buxheti i shpenzuar për paga ka qenë 619 milionë euro në vitin 2019, pese vite pas në vitin 2024 buxheti parashihet që të jetë 805 milionë euro kemi një rritje prej 30 për qind për paga. Për vitin e ardhshëm parashihet 29 milionë euro për tregun e punës”.

“U tha edhe për punësim gjoja ne kemi punësuar familjarë, për dasma do mund të bëhet edhe me Qeverinë. Në fakt Prishtina Parking lirisht mundet me organizuar dasmë veç vetë pa kërkon tjetër me një fotografi që e pash që gjithë LDK ishin bërë aty. Bile-bile nuk e di se si edhe PDK-ja po pranon me iu nënshtruar aq lehtë ku veç LDK krejt i punëson e PDK-ja asnjë se kish ose ndoshta e ka po s’po dimë. Ky është hegjemoni e LDK-së ndaj PDK në koalicion në Prishtinë”, tha ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi