Operacion policor në tri barnatore në Pejë, gjenden 22 lloje të barnave pa banderola

Operacion policor në tri barnatore në Pejë, gjenden 22 lloje të barnave pa banderola

Në një operacion policor në Pejë janë kontrolluar tri lokacione – barnatore, pasi ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se aty ishin duke u shitur produkte farmaceutike pa banderola dhe të njëjtat produkte dyshohet se ishin sjellë me kontrabandë dhe ishin të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Operacioni ka qenë i koordinuar edhe me Inspektorët Farmaceutik nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kontrollit në dy biznese nuk janë gjetur parregullsi, ndërsa në biznesin e tretë, në bagazhin e automjetit i cili ishte i parkuar para këtij biznesi, janë gjetur 22 lloje të barnave, gjithsej 561 paketime pa banderola, me prejardhje nga Turqia, njofton policia.

“Në vendin e ngjarjes nga inspektoret farmaceutik me procesverbal janë konfiskuar sasi e barnave te gjetura”, thuhet në njoftim.

I dyshuari M.B., (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar) është shoqëruar në zyrat e NJRHKEK-Pejë, është intervistuar në prezencën e avokatit. Ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet  ’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’ dhe ‘Tregtia e ndaluar’, ka konfirmuar policia.

Për rastin është njoftuar prokurori i çështjes nga PTH-Pejë, i cili ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orë për të dyshuarin.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova