Organi i OKB-së gjithashtu bëri thirrje për mbështetje të përpjekjeve për të ndihmuar familjet të rifillojnë jetën e tyre,si dhe theksoi se sirianët kanë nevojë për mbështetje në shumë fusha,duke përfshirë strehimin, shëndetësinë, arsimin dhe jetesën
GJENEVË (AA) – Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) njoftoi se më shumë se 1.4 milion sirianë janë kthyer në shtëpitë e tyre pas rrëzimit të regjimit të Bashar Asadit në Siri, përkatësisht pas 8 dhjetorit të vitit 2024, transmeton Anadolu.
“Më shumë se 1.4 milion sirianë po kthehen në shtëpitë e tyre pas zhvendosjes që zgjati me vite nga rënia e regjimit të Asadit”, tha UNHCR në një postim në platformën sociale X,
UNHRC theksoi se për sirianët ka shpresë, por nuk është e lehtë për ta të rindërtojnë jetën e tyre.
Organi i OKB-së gjithashtu bëri thirrje për mbështetje të përpjekjeve për të ndihmuar familjet të rifillojnë jetën e tyre, si dhe theksoi se sirianët kanë nevojë për mbështetje në shumë fusha, duke përfshirë strehimin, shëndetësinë, arsimin dhe jetesën.