Oda Ekonomike: Rritja e çmimit të rrymës njëherë 16% pastaj deri në 400% – e papërballueshme

Rritja e çmimit të energjisë elektrike po shkakton shqetësim serioz në qarqet ekonomike të vendit, me paralajmërime për pasoja të rënda si rënia e fuqisë blerëse, mbyllja e bizneseve dhe përkeqësimi i kushteve të jetesës.

Biznesi jo që do të mbyllet, por nuk do të mund të ekzistojë më në këto kushte dhe rrethana. Për këtë arsye rritja prej 16.1 për qind për qytetarët e Kosovës nuk ka qenë rritje e drejtë, sepse e ka varfëruar dhe ia ka ulur standardin jetësor. Biznesi atakohet, sepse nuk ka fuqi blerëse. Kur nuk ka biznesi nuk mund të performojë. Për këtë arsye ne jemi kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, qoftë për ekonominë familjare, qoftë për biznese”, tha Rafuna për EO.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi