OBSH do të shpërndajë 227 milionë doza të vaksinës COVID-19 deri në fund të muajit maj

Tedros tha se Angola, Kamboxhia, Republika Demokratike e Kongos dhe Nigeria po ashtu mund të presin dërgesat e vaksinave të furnizuara përmes instrumentit COVAX

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus, ka bërë të ditur se përmes instrumentit COVAX në 142 ekonomi dhe vende këtë javë do të shpërndahen 11 milionë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe deri në fund të muajit maj 237 milionë doza të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tedros tha se Angola, Kamboxhia, Republika Demokratike e Kongos dhe Nigeria po ashtu mund të presin dërgesat e vaksinave të furnizuara përmes instrumentit COVAX.

Në llogarinë e tij në twitter, Tedros njoftoi se sot 624 mijë doza të vaksinës COVID-19 mbërritën në Angola të Afrikës së Jugut, si dhe shtoi se punonjësit shëndetësor dhe grupet e prekshme me rrezik të lartë nga COVID-19 do të kenë përparësi në marrjen e vaksinës.

COVAX njoftoi se afati kohor për shpërndarjen e dozave, të zhvilluara nga AstraZeneca dhe Instituti i Indisë Serum do të bëhet në orare të ndara dy-mujore, me të parën në muajin shkurt dhe mars, ndërsa të dytën në muajin prill dhe maj.

“Këto afate kohore janë të varura nga një larmi faktorësh, përfshirë kërkesat rregullatore kombëtare, disponueshmërinë e furnizimit dhe përmbushjen e kritereve të tjera të tilla si vendosja e vlefshme e planeve kombëtare të vaksinimit”, tha COVAX.

Më tej, thuhet se ky raund i parë i alokimit planifikon shpërndarjen e dozave të vaksinës AstraZeneca/OXford, si dhe të COVISHIEL të licencuar dhe prodhuar nga Instituti i Indisë Serum, te 142 pjesëmarrës të instrumentit COVAX.

Në një takim virtual, Tedros tha se COVAX do të shpërndajë 237 milionë doza të vaksinës AstraZeneca. Të pranishëm në këtë takim ishin grupe nga OBSH-ja, UNICEF-i, aleanca globale e vaksinave GAVI dhe CEPI.

“Ky është një partneritet i paparë që jo vetëm do të ndryshojë rrjedhën e pandemisë, por edhe do të ndryshojë mënyrën se si bota reagon ndaj urgjencave të ardhshme shëndetësore. Kur shpërtheu pandemia COVID-19 vitin e kaluar, ne e dinim se vaksinat do të ishin një mjet jetësor për ta vendosur atë nën kontroll”, tha Tedros.

“Kjo është arsyeja pse në muajin prill të vitit të kaluar ne krijuam Aksesin në Përshpejtuesin e Mjeteve COVID-19, i cili përfshin kolonën e vaksinave COVAX, një partneritet midis GAVI-t, CEPI-t, UNICEF-it, OBSH-së dhe të tjerëve”, shtoi ai.

Kategoritë
BotaLajme