Nxënësit e shkollave Maarif në Kosovë fituan 33 medalje në SHBA

Në garën “Neo Science Olympiad 2025” të mbajtur në shtetin e New Jersey-it në SHBA, nga 10–16 qershor 2025, nxënësit e International Maarif Schools of Kosova arritën një sukses të jashtëzakonshëm. Në këtë olimpiadë sfiduese ku morën pjesë mijëra nxënës nga mbi 50 shtete, nxënësit e IMSK-së fituan gjithsej 33 medalje dhe çmime nderi, duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Duke shprehur emocionet e tij për këtë sukses historik, Përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif në Kosovë, z. Mehmet Nedim Aslan, tha:
“Jemi krenarë për secilin nxënës dhe për të gjithë mësuesit tanë që mbështetën ekipin tonë. Ky sukses është dëshmia më e qartë e punës së disiplinuar, përkushtimit dhe cilësisë së arsimit që ofrojmë në shkollën tonë, dhe se sa konkurrues jemi në arenën ndërkombëtare.”
Ekipi i olimpiadës i shkollës u dallua për performancën e lartë në fusha të rëndësishme si Biologjia, Matematika, Shkencat Natyrore dhe Inteligjenca Artificiale.
 

Arritjet:

• Kushtrim Kajoshi (Klasa 9)
Vendi i 2-të në botë në Biologji (Medalje Ari)
3 Medalje Argjendi – në Shkenca, Matematikë dhe Inteligjencë Artificiale

Teoman Gorica (Klasa 9)
Vendi i 3-të në botë në Biologji (Medalje Ari)
Medalje Bronzi në Matematikë dhe Shkenca
Medalje Nderi në Inteligjencë Artificiale

Anisa Mulaku (Klasa 11)
Medalje Ari – Vendi i 2-të “Best of the Best” në Inteligjencë Artificiale

Amar Mustafa (Klasa 9)
Medalje Ari në Shkenca
Medalje Argjendi në Matematikë

Diar Kelmendi (Klasa 9)
Medalje Ari në Shkenca
Medalje Bronzi në Matematikë
Medalje Nderi në Inteligjencë Artificiale

Erta Tejeci (Klasa 10)
3 Medalje Bronzi – në Shkenca, Matematikë dhe Inteligjencë Artificiale

Emir Lezi (Klasa 9)
Medalje Ari në Inteligjencë Artificiale
Medalje Bronzi në Shkenca
Medalje Nderi në Matematikë

• Anes Rrahmani (Klasa 11)
3 Medalje Nderi – në Shkenca, Matematikë dhe Inteligjencë Artificiale

Rejana Lezi (Klasa 11)
Medalje Bronzi në Inteligjencë Artificiale
2 Medalje Nderi – në Shkenca dhe Matematikë

Rezana Kajoshi (Klasa 11)
Medalje Nderi në Shkenca

Anis Krasniqi (Klasa 10)
Medalje Bronzi në Inteligjencë Artificiale
Medalje Nderi në Matematik

• Fatih Hasani (Klasa 8)
2 Medalje Bronzi – në Shkenca dhe Matematikë

Vigan Beti (Klasa 9)
Medalje Nderi në Matematikë dhe Inteligjencë Artificiale

 

Kategoritë
LajmeVendi