Numërimi i votave po vazhdon vetëm edhe në tri komuna

Në Komunën e Prizrenit, Prishtinës dhe Lipjanit, është duke vazhduar numërimi i votave.

Në të gjitha komuna e tjera të Kosovës ka përfunduar ky proces.

Prizrenit, nga gjithsej 2382 vendvotime, i kanë mbetur edhe 16 të panumëruara me 11.838 vota, Lipjanit dy me rreth 1.533 vota të panumëruara dhe Prishtina një vendvotim, me 74 vota.Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri janë numëruar mbi 99 për qind të votave

Pos këtyre, kanë mbetur për t’u numëruar edhe votat nga diaspora.

Kategoritë
LajmeVendi