Norvegjia do ta arrestojë Netanyahun me urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare Penale nëse ai hyn në vend

Norvegjia do ta arrestojë Netanyahun me urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare Penale nëse ai hyn në vend

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë Espen Barth Eide tha se nëse urdhri i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu konfirmohet, vendi do ta arrestojë atë nëse ai përpiqet të hyjë në territorin e tij.

Barth Eide konfirmoi të njëjtën gjë për ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, si dhe për tre zyrtarë të Hamasit, për të cilët Gjykata Penale Ndërkombëtare propozoi lëshimin e një urdhër-arresti.

“Nëse ata ose një nga liderët e Hamasit që janë gjithashtu të paditur shfaqen në Norvegji, atëherë sipas ligjit ndërkombëtar ne jemi të detyruar ta bëjmë këtë. I njëjti parim vlen për të gjitha vendet në Evropë, përveç Turqisë,” tha Eide për televizionin norvegjez TV 2. .

Propozimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë u mbështet, ndër të tjera, nga Franca, Sllovenia dhe Belgjika.

Nga ana tjetër, futja e Netanyahut dhe Gallantit në listën e liderëve të Hamasit u dënua nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova