Një punonjës i OKB-së plagoset rëndë ushtria izraelite në Rafah

Një automjet i UNRWA-së u vu nën zjarr nga forcat izraelite në Rafah-n lindore, thanë burime për Anadolu

Një punonjës i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) u plagos rëndë në një sulm izraelit në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, thanë burime mjekësore për Anadolu.

Një automjet i UNRWA-së u vu nën zjarr nga forcat izraelite në Rafahun lindor, thanë burimet, duke shtuar se punonjësi u dërgua me urgjencë në Spitalin Evropian në qytetin Khan Younis në Gazën jugore për ndihmë mjekësore.

Që nga 7 tetori, kur Izraeli filloi një luftë shkatërruese në Rripin e Gazës, të paktën 171 punonjës të OKB-së janë vrarë, sipas shifrave të UNRWA-së.

Kategoritë
BotaLajme