Një goditje tjetër për Netanyahun: Irlanda ndalon tregtinë me Izraelin – bëhet vendi i parë në BE që merr këtë hap

Izraeli, i cili vazhdon pushtimin e territoreve palestineze, ka marrë një goditje të re – këtë herë nga një vend i Bashkimit Evropian. Irlanda ka ndërmarrë hapin më të rëndësishëm drejt ndalimit të tregtisë me Izraelin, duke u bërë vendi i parë i BE-së që zyrtarisht e çon një projektligj të tillë për miratim në kabinet.

Kryeministri irlandez Simon Harris deklaroi për gazetarët se Irlanda po ngre zërin kundër asaj që ai e quajti gjenocid në Gaza, dhe se qëndrimi i qeverisë është i qartë dhe i vendosur.

“Çdo vend duhet të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion. Sot, ne do të jemi vendi i parë në Evropë që i paraqesim kabinetit një ligj që ndalon tregtinë me territoret palestineze të pushtuara. Ky është një hap i rëndësishëm – sepse ne, në emër të popullit irlandez, po shprehim qartë kundërshtimin tonë ndaj këtyre veprimeve gjenocidale. Shpresa ime është që ky ligj të shërbejë si shembull dhe të inkurajojë edhe vende të tjera të ndjekin të njëjtën rrugë,” tha Harris.


Sipas ligjit të propozuar, ndalohet importi i produkteve nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, si dhe çdo lloj tregtie me to. Qëllimi është që produktet e prodhuara në ato zona të mos lejohen më në tregun irlandez.

Kategoritë
BotaLajme