Nis peticioni i qytetarëve për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci

Në Zveqan qytetarët këtë të premte kanë filluar të nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e Ilir Pecit nga pozita e kryetarit të Komunës së Zveçanit.

Ata janë mbledhur në grupe të ndryshme.

Ndërkaq, përfaqësuesi i qytetarëve për peticionin në Zveçan, Darko Vuksanoviq, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që sot të dalin sa më shumë të votojnë për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci.

Afati i rregullt për mbledhjen e 20 për qind të nënshkrimeve nga lista e votuesve skadon të dielën.

 

Kategoritë
LajmeVendi