Kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili është edhe deputet dhe kryeministër në detyrë, ka folur sot për dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit.
Edhe këtë herë, ai vazhdoi me cilësime ndaj deputetët e ish partive opozitare, të cilët nuk po e pranojnë procesin e votimit të fshehtë – duke i quajtur “nomadikë”, pasi sipas tij, ata nuk po duan të kenë shtëpi.
“Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia – Kuvendi, Parlamenti i Republikës – është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve”, ka thënë Kurti.
Kujtojmë se Kurti i ka quajtur “hajvana” partitë opozitare në orët e para të 10 shkurtit pasi kishte marrë vesh se dolën të parët.