Më 24 qershor, votuesit e Partisë Demokratike në New York do të zgjedhin kandidatin e tyre për kryetar bashkie të njërit prej qyteteve më të mëdha në SHBA.
Ndër nëntë kandidatët, favorit aktual sipas sondazheve është ish-guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, me rreth 40% të mbështetjes. Megjithatë, personazhi që ka tërhequr më shumë vëmendje gjatë fushatës është Zohran Mamdani, përfaqësues në Asamblenë e shtetit të New York-ut dhe pjesë e grupit progresiv “Socialistët Demokratikë të Amerikës”, të udhëhequr nga Bernie Sanders dhe Alexandria Ocasio-Cortez.
Kush është Mamdani?
- I lindur në Ugandë, Mamdani emigroi në SHBA në vitin 1998, kur ishte vetëm 7 vjeç. Më parë kishte jetuar edhe në Afrikën e Jugut.
- Ai u bë i njohur në TikTok, kur gjatë një debati tha se udhëtimi i tij i parë si kryebashkiak nuk do të ishte në Izrael, ndryshe nga shumica e kandidatëve.
- Pavarësisht kritikave për këtë deklaratë, ai fitoi zemrat e të rinjve duke theksuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve të New York-ut.
Fushata dhe pozicioni
- Fushatën e tij e udhëheq përmes rrjeteve sociale, me donacione të vogla, ku mesatarja është vetëm 80 dollarë për donator.
- E ka pozicionuar veten si e kundërta e Cuomos, duke theksuar se nuk mbështetet nga miliarderët apo donatorët e fuqishëm politikë.
- Në një moment viral, ai u përshkroi veten si “makthi më i keq i Trumpit“: një emigrant mysliman progresist që lufton për parimet e veta.
Rritja në sondazhe
- Fillimisht i konsideruar një outsajder, Mamdani tani është kandidati i dytë më i fortë, dhe ka të ngjarë të detyrojë një rund të dytë votimi mes tij dhe Cuomos.
- Cuomo, i cili dha dorëheqje për shkak të një skandali seksual, pritej të fitonte në raundin e parë, por rritja e Mamdanit po ndryshon dinamikën e garës.
Çfarë pritet?
Kushdo që të fitojë nominimin demokrat, do të përballet në zgjedhjet kryesore me:
- Eric Adams, aktualisht kryetar bashkie, tani kandidat i pavarur,
- Curtis Sliwa, kandidat i Partisë Republikane.
Më 24 qershor, Mamdani – vetëm 33 vjeç – mund të mos fitojë menjëherë kryesinë, por padyshim që po ndërton një karrierë politike me potencial afatgjatë.