Nga anija e përmbytur në Detin e Zi shpëtohen 5 persona, gjenden trupat e 2 të tjerëve

“Njoftuam se anija ishte me flamur rus, por mësuam se ajo ishte me flamur të Palau-t. Të gjithë anëtarët ekuipazhit të anijes janë shtetas të Ukrainës”, tha guvernatori Güner.

Guvernatori i Bartin, Sinan Güner lidhur me përmbytjen e anijes së mallrave në brigjet e Bartin në Detin e Zi tha se “Deri më tani janë shpëtuar 5 persona ndërsa në anije janë marrë trupat e pajetë të 2 personave nga ekuipazhi”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët guvernatori Güner bëri të ditur se fillimisht ishte shumë e vështirë për të marrë informacione të qarta pasi anija nuk kishte lidhje me portin Bartin.

“Më pas në kuadër të informacioneve që morëm nëpërmjet Ankarasë është e nevojshme që të bëjmë një rregullim të të dhënave. Njoftuam se anija ishte me flamur rus, por mësuam se ajo ishte me flamur të Palau-t. Aniija Arvin gjatë kohës që po transportonte mallra nga Gjeorgjia drejt Bullgarisë po përpiqet të strehohet në portin Bartin për shkak të kushteve jo të favorshme të motit. Të gjithë anëtarët ekuipazhit të anijes janë shtetas të Ukrainës”, tha Güner.

“Ekuipazhi gjithsej janë 13 persona. Deri më tani janë shpëtuar 5 persona. Ndërkohë në anije janë marrë trupat e pajetë të 2 personave nga ekuipazhi. Për shkak të dallgëve të mëdha anijet nuk mund të shikojnë zonën përreth. Po përpiqemi të mbërrijmë me udhëzime nga toka. Po përpiqemi të mbërrijmë te 2 persona që bëjnë me dorë nga zona ku ndodhen shkëmbinjtë”, tha Güner.

Ndërkohë bëhet e ditur se anija TCG Fatih e Forcave Detare është dërguar në rajon nga zona Ereğli për t’iu bashkuar aktiviteteve të shpëtimit.

Në anën tjetër mësohet se anija Arvin ka gjatësi prej 114 metra dhe gjerësi prej14 metra.

Kategoritë
BotaLajme