Palestinezja Rihan Sharab, e cila jeton në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, përpiqet t’i japë jetë gëzimit të Kurban Bajramit me lodrat e punuara me dorë, pavarësisht sulmeve izraelite
Palestinezja Rihan Sharab, e cila jeton në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, përpiqet t’i japë jetë gëzimit të Kurban Bajramit me lodrat e punuara me dorë, pavarësisht sulmeve izraelite, raporton Anadolu.
Sharab, e cila u strehua në një qytet tendash në rajonin Al-Mawasi me familjen e saj për shkak të luftës, prodhon lodra në formën e deleve, qengjave prej materialit të leshit posaçërisht për Kurban Bajramin.
Ajo synon t’u sjellë gëzim fëmijëve në kamp duke i shpërndarë këto lodra që i ka bërë me punën e saj me dorë, jo vetëm fëmijëve të saj, por edhe për fëmijët në kamp.
Fëmijët në Gaza janë të privuar nga nevojat themelore si ushqimi dhe uji për shkak të sulmeve izraelite.
Populli palestinez po përgatitet të hyjë në Kurban Bajram, një nga festat fetare që festohet dy herë në vit në besimin islam, pa energji elektrike, ujë, ushqim dhe të gjitha nevojat e tjera themelore.
Më shumë se 54 mijë palestinezë janë vrarë dhe mbi 125 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, të cilat kanë penguar gjithashtu ndihmën humanitare të arrijë në rajon.