Më shumë se 14 mijë persona u lënduan ditën e parë të Kurban Bajramit në Turqi gjatë therjes së kafshëve për kurban. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Kemal Memişoğlu.
“Në ditën e parë të Kurban Bajramit, gjithsej 14.372 persona në 81 provinca kanë kërkuar ndihmë në institucionet tona shëndetësore për shkak të lëndimeve të marra gjatë therjes së kurbanit – përfshirë 1.049 në Ankara, 753 në Stamboll, 655 në Konya, 634 në Gaziantep dhe 572 në Manisa”, shkroi ai në rrjetin social X.
Ministri gjithashtu kujtoi se ritualet përkatëse duhet të kryhen nga profesionistë.
Për krahasim, më 16 qershor 2024, ministri i atëhershëm i Shëndetësisë Fahrettin Koca kishte raportuar se ditën e parë të Kurban Bajramit ishin lënduar rreth 16 mijë persona në gjithë vendin, përfshirë 1.274 në Ankara, 840 në Stamboll dhe 416 në Izmir.