Në sulmin izraelit ndaj një shtëpie në Gaza vriten 8 palestinezë

Pas sulmit në Spitalin Evropian u sollën trupat e pajetë të 8 personave, përfshirë gra dhe fëmijë

Të paktën 8 palestinezë u vranë në sulmin ajror që ushtria izraelite kreu ndaj në shtëpie në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e Spitalit Evropian në qytetin Khan Younis, avionët luftarakë izraelitë bombarduan shëtpinë e familjes palestineze “Tabsh” në zonën Abasan Al-Kabira në lindje të qytetit Khan Younis.

Pas sulmit në Spitalin Evropian u sollën trupat e pajetë të 8 personave, përfshirë gra dhe fëmijë.

Ndërkohë vazhdojnë punimet për shpëtimin e 12 personave të mbetur nën rrënoja.

Kategoritë
BotaLajme