Në sulmin izraelit me dron ndaj një automjeti në Bregun Perëndimor vriten 2 persona

Dy persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur në sulmin me mjet ajror pa pilot (dron) të ushtrisë izraelite, i cili goditi një automjet në Bregun Perëndimor

Dy persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur në sulmin me mjet ajror pa pilot (dron) të ushtrisë izraelite, i cili goditi një automjet në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu.

Sipas asaj që kanë transmetuar dëshmitarët, droni izraelit shënjestroi një automjet në bulevardin Nablus që ndodhet në afërsi të kampit të refugjatëve Nur Shams në qytetin Tulkarm të Bregut Perëndimor.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se në sulm humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 3 të tjerë.

Gjendja e të plagosurve që u dërguan në spitalin shtetëror Tulkarm nuk është e rëndë, thuhet më tej.

Kategoritë
BotaLajme