Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra janë plagosur në sulmet ajrore izraelite ndaj ndërtesave banimi në veriperëndim të Iranit, kanë raportuar mediat shtetërore iraniane.
Sipas njoftimit të agjencisë shtetërore Tasnim, zëvendësguvernatori i provincës Gilan konfirmoi se 33 persona janë plagosur dhe katër njësi banimi janë shkatërruar.
Ai shtoi se nga viktimat dhe të plagosurit, 16 janë gra dhe fëmijë.
Shtëpitë përreth janë gjithashtu dëmtuar nga shpërthimi.
Kujtojmë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi ndërmjet Iranit dhe Izraelit ka hyrë zyrtarisht në fuqi.
Në një mesazh të shkurtër, por të qartë në rrjetet sociale, Trump shkroi: “Armëpushimi është tani në fuqi. Ju lutem, mos e shkelni.”