Pritet që sot në Romë rreth 50.000 njerëz t’i bashkohen demonstratave në shenjë mbështetjeje për palestinezët në Gaza, raporton agjencia shtetërore italiane e lajmeve ANSA.
Ngjarja, e organizuar nga një koalicion partish të majta, ka shkaktuar reagime dhe dënime nga komuniteti hebre në Itali.
Në një deklaratë thuhet se komuniteti hebre është i shqetësuar për vendimin që të protestohet vetëm në mbështetje të popullit palestinez dhe jo edhe për izraelitët.
Lëvizja studentore palestineze është distancuar nga mobilizimi, duke i akuzuar organizatorët se e kanë organizuar protestën për të fituar mbështetje politike.