Në qytetin izraelit Bam Yat shënohen dëme nga sulmi i kundërpërgjigjes nga Irani

– Më 15 qershor Irani nisi një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit si kundërpërgjigje, ndërkohë që njëra prej raketave goditi qytetin Bat Yam.

Pamjet me dron kanë regjistruar shkatërrimin e shënuar në qytetin Bat Yam, në jug të kryeqytetit izraelit Tel Aviv, ku shtatë persona u vranë dhe të paktën 100 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa nga Irani,

Më 15 qershor Irani nisi një sulm kundërpërgjigjeje me raketa balistike ndaj Izraelit, ndërkohë që njëra prej raketave goditi qytetin Bat Yam.

Në pamje paraqiten ndërtesat e dëmtuara në qytet.

– Konflikti filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit

Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe nëntë shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme. Sipas një deklarate të bërë më 15 qershor, numri i civilëve të vrarë ka arritur në 224, ndërsa i të plagosurve në 1.227.

Më tej u transmetua se 25 persona u vranë dhe mbi 500 të tjerë janë plagosur në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.

Në një deklaratë nga Ministria iraniane e Shëndetësisë më 15 qershor thuhej se të paktën 224 persona u vranë dhe më shumë se 1.277 të tjerë u plagosën në sulmet e Izraelit ndaj Iranit.

Shumë vende, përfshirë Turqia, e dënuan sulmin e Izraelit.

Kategoritë
BotaLajme