Ndërsa vazhdojnë sulmet e Izraelit ndaj Iranit, qytetarët iranianë shkojnë në faljen e xhumasë të veshur me qefin

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen pas fillimit të sulmeve më 13 qershor nga ana e Izraelit ndaj objektivave ushtarake dhe bërthamore iraniane. Në përgjigje, Irani ka lëshuar një seri raketash ndaj Tel Avivit, duke thelluar përplasjen ushtarake mes dy vendeve.

Ndërkohë që sulmet e ndërsjella vazhdojnë, pamje të reja vijnë nga Irani që reflektojnë ndjenjën e rezistencës dhe sakrificës.

Iranianët falen me qefin në trup

Në qytetin Ahvaz të Iranit, disa qytetarë janë parë duke marrë pjesë në namazin e xhumasë të veshur me qefin, si simbol përgatitjeje për vdekje dhe përkushtimi ndaj luftës. Kjo skenë ka tërhequr vëmendjen si një mesazh simbolik për gatishmërinë e popullit për sakrificë.

Gjithashtu, imami i xhamisë ku u fal namazi është parë duke mbajtur armë, një tjetër shenjë e mobilizimit dhe tensionit në rritje.

 

Kategoritë
BotaLajme