Policia e Kosovës (PK) njofton se janë ndaluar N.M (64-vjeçare) dhe N.H (56-vjeçare), nën dyhsimin për keqtrajtimin e fëmijës 3-vjeçar në çerdhe.
Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarave erdhi pas fazës preliminare të veprimeve hetimore, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave; N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe N. H, femër, 56 vjeç, shtetase Republikës së Kosovës, u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.














