Mutacionet e Covid-19, Gjermania mendon pezullimin e fluturimeve

“Rreziku i paraqitur nga mutacionet e Koronavirusit kërkon që të merren gjithashtu masa drastike dhe ato po diskutohen në kabinet”.

Kështu ka thënë për gazetën “Bild”, ministri i brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer.

“Këto masa përfshijnë kontrolle më të rrepta kufitare, veçanërisht në zonat me rrezik të lartë, por edhe uljen e trafikut ajror në Gjermani në pothuajse zero, siç po bën Izraeli,” shpjegoi ai.

Nga nisja e pandemisë, Gjermania numëron 2,156,463 të infektuar dhe 53,626 viktima.

Kategoritë
BotaLajme