Murati: 40 mijë llogari bankare në dispozicion të serbëve, jemi të gatshëm t’i mbështesim bizneset në veri

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se janë 40 mijë llogari bankare në dispozicion të serbëve që mund të pranojnë pagesa edhe në transfere ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për media të mërkurën së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, Murati ka thënë se do të ketë fushatë që bizneset të fiskalizohen, ndërsa premtoi përkrahje dhe mbështetje për bizneset në komunat veriore.

“Problemi i parë sa i përket llogarive nuk ekziston. Janë mbi 40 mijë llogari bankare të qytetarëve serb që mund të pranojnë transfere ndërkombëtare. Për qytetarët mundësitë dhe parakushtet ekzistojnë është çështje e shtetit serb që dëshirojnë që të krijojnë probleme. Jemi të gatshëm që të ofrojmë masa mbështetëse për biznese në katër komunat veriore. Jemi të përkushtuar që të ju dalim në ndihme të gjithë qytetarëve”, tha ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi