Muja: Shumë familje s’e përballojnë, por çmimi i rrymës në Kosovë është më i ulëti në rajon

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se është e vërtetë se çmimi i energjisë elektrike është i papërballueshëm për shumë familje.

Por në debatin e sotëm parlamentar për këtë çështje, Muja tha se çmimi i rrymës megjithatë është më i ulëti në rajon.
“Energjia elektrike është vërtetë e papërballueshme për shumë amvisëri familjare. Ka vështirësi deri në fund, por e vërteta është që edhe në këtë vit, energjia elektrike, kostoja, është më e ulëta në rajon. 7 cent mesatarisht në një rajon ku energjia elektrike kushton 10 cent. Përjashtimi tjetër është Maqedonia, ku kushton 14 centë. E vërteta është kështu sipas Eurostatit”, tha Muja.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi