Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Andrii Sybiha, publikoi një fotografi ku shihet tym i dendur i zi dhe flakë mbi Moskë, duke i bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që “të shikojë nga dritarja e Kremlinit dhe ta përfundojë luftën”.
“Dita ime nisi këtë mëngjes me urimet e shumë kolegëve të huaj me rastin e ditës së djegies së Moskës. Kjo pamje sigurisht nuk është rezultati që Putini priste kur nisi luftën e tij agresore kundër Ukrainës”, deklaroi ai.
Sybiha theksoi se rusët mund të fajësojnë vetëm Putinin për faktin se “lufta ka mbërritur në oborrin e tyre”.
“Mesazhi për të është i thjeshtë: shiko nga dritarja e Kremlinit, shih flakët mbi Moskë dhe përfundoje këtë luftë”, deklaroi Sybiha.
Kujtojmë se Rusia intensifikoi dje sulmet ndaj Kievit, si përgjigje ndaj sulmeve të dronëve ukrainas mbi Moskë.
Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, deklaroi se ky ishte sulmi më i madh ndaj kryeqytetit rus që kur Kremlini nisi ofensivën kundër Ukrainës në vitin 2022. Sipas tij, në sulm u përdorën rreth 1.600 dronë, prej të cilëve 450 ishin drejtuar drejtpërdrejt ndaj Moskës.















