Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar në një intervistë për Kanalin 13 se Izraeli kishte synuar eliminimin e liderit suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei, gjatë konfliktit të fundit.
“Po të na ishte futur në shënjestër, do ta kishim eliminuar. Donim ta eliminonim Khamenein, por nuk pati kushte operacionale të përshtatshme,” – tha Katz.
Pa miratim nga SHBA?
I pyetur nëse Izraeli do të kërkonte miratim nga Shtetet e Bashkuara për një veprim të tillë, Katz u përgjigj prerë:
“Nuk na duhet leje për këto gjëra.”
Këto komente vijnë pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili gjatë konfliktit kishte thënë se Shtetet e Bashkuara e dinin vendndodhjen e Khameneit, por nuk kishin për qëllim ta vrisnin.
Deklarata e Katz-it përbën një rrëfim të drejtpërdrejtë për planet e mundshme për atentat politik, dhe pritet të shkaktojë reagime të ashpra ndërkombëtare, për shkak të ndalimeve të qarta të së drejtës ndërkombëtare për vrasje të udhëheqësve të shteteve sovrane.