Ministri izraelit i Mbrojtjes: Popullata e Teheranit duhet të evakuohet masivisht

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz pretendon se “popullata e Teheranit, kryeqytetit të Iranit, duhet të evakuohet masivisht”

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz pretendon se “popullata e Teheranit, kryeqytetit të Iranit, duhet të evakuohet masivisht”, transmeton Anadolu.

Katz e bëri këtë deklaratë pas takimit me shefin e Shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir dhe disa zyrtarë ushtarakë.

Pasi deklaroi se ka dhënë urdhër për të “intensifikuar sulmet ndaj objektivave të regjimit në Teheran”, Katz mbrojti idenë se “të gjitha simbolet e regjimit, siç janë Basij dhe Garda Revolucionare, duhet të goditen”.

Ndërsa si përgjigje ndaj sulmeve të kundërpërgjigjes së Iranit, Katz tha: “Duhet të kryhet një evakuim masiv i popullatës nga Teherani ndërkohë që Izraeli vazhdon të shënjestrojë objektet dhe shkencëtarët për të parandaluar programin bërthamor të Iranit”.

– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit

Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme.

Ministria iranian e shëndetësisë në një deklarate të bërë më 15 qershor, njoftoi se numri i civilëve të vrarë ka arritur në 224, ndërsa i të plagosurve në 1.227.

Më tej u transmetua se 25 persona janë vrarë dhe mbi 500 të tjerë janë plagosur në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.

Në një deklaratë nga Ministria iraniane e Shëndetësisë më 15 qershor thuhej se të paktën 224 persona u vranë dhe më shumë se 1.277 të tjerë u plagosën në sulmet e Izraelit ndaj Iranit.

Shumë vende përfshirë Turqia, e dënuan sulmin e Izraelit.

Kategoritë
BotaLajme