Minatori përlotet para deputetëve: Punët i kemi keq, leni mbledhjet e organizimet

Gjatë ditës së sotme është duke u zhvilluar një takim midis sindikatës së ‘’Trepçës’’ dhe anëtarëve të Komisionit për Ekonomi.

Para anëtarëve të këtij komisioni Minatori i “Trepçës”, Sami Peci është përlotur para deputetëve të të këtij komisioni.

Ai ka theksuar se kushtet i kanë tejet të rënda.

“Minutat janë të mëdhenj, kërkese shpirtërore është hajdeni shpëtoni minatorët.Duhet me ditë që jeta po rrezikohet, leni këto sene mbledhje. Urdhëroni, me neve, pa neve t’i nxjerrim minatorët.

Jemi për kërkesa sociale se shume keq i kemi punët”, u shpreh ai.

Debati midis minatorëve dhe deputetëve po vazhdon ende.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi