Mijëra njerëz mblidhen në Tel Aviv për të ndjekur lirimin e pengjeve izraelite

Mijëra njerëz, përfshirë familjet e pengjeve izraelite dhe mbështetësit e tyre, janë tubuar në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv për të ndjekur lirimin e gjashtë pengjeve izraelite në Gaza

Sipas Brigadave Al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit, sot do të lirohen pengjet Eliya Cohen, Omer Shem-Tov, Omer Wenkert, Tal Shoham, Avera Mengistu dhe Hisham Al-Sayed.

Izraeli në këmbim do të lirojë 602 të burgosur palestinezë, duke përfshirë 50 me burgim të përjetshëm dhe 60 me burgime të gjata.

47 të burgosur që u arrestuan përsëri pasi u liruan në marrëveshjen e Shalit të vitit 2011 do të lirohen gjithashtu, së bashku me 445 të burgosur nga Gaza që u arrestuan pas 7 tetorit të vitit 2023.

Që nga fillimi i armëpushimit të 19 janarit, Hamasi ka liruar 19 pengje izraelite dhe katër trupa në gjashtë shkëmbime të mëparshme.

Gjithsej 33 pengje izraelite do të lirohen në fazën e parë.

Marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi muajin e kaluar, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit, e cila ka vrarë të paktën 48 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.

Kategoritë
BotaLajme