Mijëra izraelitë dalin në rrugët e Tel Avivit/ Kërkojnë lirimin e pengjeve në Gaza, qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e Trump

Mijëra izraelitë u mblodhën në qendër të Tel Avivit të shtunën në mbrëmje duke kërkuar lirimin e rreth pesëdhjetë pengjeve që ende mbahen në Rripin e Gazës.

Kjo është demonstrata e parë javore që nga armëpushimi që hyri në fuqi më 24 qershor midis Izraelit dhe Iranit.

Gjatë 12 ditëve të luftës që shteti hebre nisi kundër Republikës Islamike më 13 qershor, autoritetet izraelite kishin ndaluar tubimet publike për arsye sigurie.

Një turmë e madhe njerëzish u mblodh në “Sheshin e Pengjeve” në qendër të Tel Avivit, duke valëvitur flamuj izraelitë dhe duke shfaqur foto të shumë izraelitëve të rrëmbyer gjatë bastisjes nga lëvizja islamiste palestineze Hamas më 7 tetor 2023, e cila shkaktoi luftën në Rripin e Gazës.

Kategoritë
BotaLajme