Kancelari gjerman Friedrich Merz ka komentuar zhvillimet e fundit ushtarake në Lindjen e Mesme, duke shprehur qëndrimin e Gjermanisë si për sulmet izraelite ndaj Iranit, ashtu edhe për goditjet amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane.
Në një status në rrjetin social X, Merz tha se situata në Lindjen e Mesme nuk mund të lihej në gjendjen që ishte deri më tani.
“Nuk ka arsye të kritikojmë atë që Izraeli nisi në Iran një javë më parë, as ndonjë arsye për të kritikuar atë që Amerika bëri atje fundjavën e kaluar. Sigurisht që nuk është pa rrezik. Megjithatë, lënia e gjërave siç ishin nuk ishte një opsion,” deklaroi Merz.
Më herët, Merz kishte theksuar se Irani duhet të kthehet në tryezën e negociatave.
“Irani duhet të fillojë menjëherë negociatat me SHBA-në dhe Izraelin dhe të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin,” theksoi ai.