”Mendoj se duhet t’i vrasim të gjithë”, kështu përgjigjet kongresmeni amerikan për vrasjen e fëmijëve në Gazza

Një video e publikuar nga një aktiviste në SHBA ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke paraqitur një debat tensional mes kongresmenit amerikan Andy Ogles dhe një gruaje që shprehet kundër veprimeve të Izraelit në Gazë.

Në videon e publikuar shihet se një grua duke iu afruar  kongresmenit amerikan Andy Ogles në sallat e parlamentit tha: “Fëmijët në Gaza po bombardohen me taksat e mia”.

Kurse kongresmeni iu përgjigj duke thënë “Unë mendoj se duhet t’i vrasim të gjithë”

Imazhet e përgjigjes së kongresmenit amerikan u bënë shpejt trend në rrjetet sociale.

Kategoritë
BotaLajme