Në letër theksohet se Franca “nuk duhet të jetë në kampin e turpit”, duke shtuar: “Sa njerëz të tjerë do të duhet të vdesin përpara se të merret një qëndrim i qartë dhe humanist? Edhe sa krime kundër njerëzimit do të kryhen?”
Më shumë se 230 artistë dhe influencues të internetit në Francë i bënë thirrje presidentit Emmanuel Macron të njohë shtetin palestinez, transmeton Anadolu.
Në një letër të përbashkët të botuar në gazetën franceze ‘Liberation’, më shumë se 230 artistë dhe influencues të internetit, duke përfshirë këngëtaren Angele, modelen dhe aktoren Lea Seydoux dhe producentin e videove, Mister V, kërkuan që Macron të njohë zyrtarisht shtetin palestinez.
Në letër thuhet se Spanja, Irlanda dhe Norvegjia e njohën zyrtarisht shtetin palestinez dhe theksoi se Franca, e cila pretendon të jetë “vendi i të drejtave të njeriut dhe iluminizmit”, nuk ka ndërmarrë ende veprime.
“Ne, artistët, krijues të përmbajtjeve, personazhe publikë dhe qytetarë, me dallimet tona, por edhe me lidhjet që na bashkojnë, bashkojmë zërat tanë për t’i shpallur botës se njohim ekzistencën e shtetit të Palestinës, jo vetëm në përgjigje të masakrës aktuale, por edhe në emër të së drejtës së këtij populli për të ekzistuar”, thuhet në letër.
Në letër theksohet se Franca, e cila nuk njeh shtetin palestinez, “nuk duhet të jetë në kampin e turpit”, duke shtuar: “Sa njerëz të tjerë do të duhet të vdesin përpara se të merret një qëndrim i qartë dhe humanist? Edhe sa krime kundër njerëzimit do të kryhen?”.
Në deklaratën e tij në shkurt, presidenti Macron deklaroi se njohja e shtetit palestinez nuk ishte një “tabu” për vendin e tij.
Spanja, Norvegjia dhe Irlanda vendosën të njohin zyrtarisht Palestinën më 28 maj dhe Sllovenia më 4 qershor.