Shërbimet speciale të Rusisë kanë rritur masat tashmë të rrepta të sigurisë që rrethojnë presidentin, Vladimir Putin në një shkallë të paprecedentë, thanë për The Moscow Times dy zyrtarë rusë që kanë qenë të pranishëm në shumë paraqitje publike të 71-vjeçarit.
Kremlini – tashmë në gatishmëri të shtuar të sigurisë për shkak të pushtimit të Ukrainës – është tronditur nga sulmet e fundit ndaj politikanëve të rangut të lartë në Evropë dhe Azi dhe ka rritur sigurinë e Putinit.
“Kremlini e merr shumë seriozisht sigurinë e Vladimir Putinit. Ai mbrohet nga një ushtri e tërë rojesh të dukshme dhe të padukshme”, tha një zyrtar rus që mori pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj për The Moscow Times.
Ai, si të gjitha burimet ruse të intervistuara për këtë histori, foli për The Moscow Times në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
Ai e ka bërë këtë me rekomandimin e fortë të Shërbimit të Sigurisë Presidenciale (SBP), një njësi brenda Shërbimit Federal të Gardës (FSO) që mbron presidentin, tha një nga dy zyrtarët e njohur me këtë çështje.
Putin madje kishte veshur parzmore poshtë palltos për ngjarjet e këtij viti që shënojnë Ditën e Fitores, e cila feston fitoren sovjetike ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, tha një nga dy zyrtarët rusë.
Ndryshe, ‘Dita e Fitores’ është një nga festat më të rëndësishme dhe simbolike të vitit për Kremlinin, me masa të rrepta sigurie dhe përgatitje për paradën masive ushtarake në Sheshin e Kuq duke filluar shumë përpara. /Telegrafi/