Me 1 maj, në Gërmi mund të shkoni vetëm me trafik urban

Nesër më 1 maj qytetarët nuk do të mund të shkojnë në Gërmi me vetura meqë Komuna e Prishtinës ka vendosur që të ndalojë ato për shkak të “rendit dhe mbarëvajtjes” për Ditën e punëtorëve.

Atje do të mund të shkojnë përmes trafikut urban, ndërsa ka përjashtime për disa kategori.

“Me qëllim të ruajtjes së rendit dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 Maji, është lëshuar urdhëresë nga Kryetari i Kryeqytetit, përmes së cilës:

Ndalohen të gjitha automjetet private në drejtim të parkut “Gërmia”, përveç:

Automjeteve të Policisë, KFOR-it dhe EULEX-it

Automjeteve të emergjencës, KRM “Pastrimi”, NPL “Gjelbër”

Inspektorëve komunalë dhe autoriteteve të lejuara

Qytetarët do të mund të udhëtojnë deri te pishinat në “Gërmi” ekskluzivisht me autobusët e Trafikut Urban – Linja 4”.

Kategoritë
LajmeVendi