Më shumë se 2.700 njerëz në Izrael janë evakuuar nga shtëpitë e tyre si pasojë e kundërsulmeve të Iranit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Zyra për media e qeverisë izraelite thuhet se mbi 400 raketa balistike dhe qindra mjete ajrore pa pilot (dronë-UAV) janë lëshuar drejt Izraelit në sulmet e kundërpërgjigjes që Irani ka nisur që nga mëngjesi i së premtes.
Në deklaratë thuhet se 24 izraelitë kanë humbur jetën dhe mbi 600 persona të tjerë, 10 prej tyre janë plagosur rëndë.
Theksohet se 35 raketa goditën Izraelin ndërsa nuk janë dhanë detaje në lidhje me pikat ku kanë rënë këto raketa.
Zyra për media njoftoi se 18.766 kërkesa për kompensim u bënë pranë Autoritetit Tatimor Izraelit pas sulmeve. U informua se 15.861 nga kërkesat lidhen me dëmtime strukturore, 1.272 në automjete dhe 1.633 me dëmtime mallrash dhe prone.
– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit
Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.
Më tej u transmetua se 24 persona u vranë në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.
Shumë vende veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin.